Dhunë ndaj bashkëshortes, por i shmanget policisë
Kronika

Dhunë ndaj bashkëshortes, por i shmanget policisë

B. Halimi/RTKlive

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka njoftuar se mbrëmë në orët e vona në kryeqytet një person e ka sulmuar bashkëshorten e tij. I dyshuari nuk gjetur në shtëpi dhe policia po vazhdon ta hetojë rastin.  

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull  kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Ajo së bashku me katër fëmijët e tyre është dërguar në strehimore. I dyshuari nuk është takuar nga policia. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle