Therja me thikë e tre policëve në Prizren – Policia shpalos detaje të reja
Rtklive
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Therja me thikë e tre policëve në Prizren – Policia shpalos detaje të reja

Muharrem Miftari/ RTKlive

( E plotësuar) Tre policë janë therur me thikë nga një person në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pas një intervenimi të policisë tek një familje, të cilët kanë raportuar se një anëtar i tyre është mbyllur në dhomë me një thikë në dorë.

"Më datë 17 shtator 2022, rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatë  se një person nga lagja "Dardania", në Prizren ka sjellje agresive dhe është mbyllur ne dhomë me  një thikë ne dorë,  familjaret të frikësuar  se mos po e lëndon veten apo dikë tjetër, kanë thirr ndihmën e policisë. Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka shkuar në vendin e ngjarjes, janë munduar të komunikojnë me të dyshuarin, por ai edhe më tej ka qenë agresivë dhe nuk i ka përfill urdhrat e policisë e as të familjarëve,", thuhet në Policisë së Kosovës.

Sipas Poliisë pasi që dyshohet se personi ishte nën ndikimin e narkotikeve është kërkuar që në vendin e ngjarjes të asistoj një patrullë e Njësisë së Reagimit të Shpejt dhe autoambulanca .

"I  dyshuari ka sulmuar me thikë zyrtarët policor e Njësisë së Reagimit të Shpejt,  gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll. 
Në këtë rast  tre zyrtar policor kanë marr lëndime trupor me thikë, por  jashtë rrezikuat për jetë, të lënduar  janë kryesisht në duar dhe krah . Njëri nga policët dërgohet në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, njëri ndalet në Spitalin Rajonal në Prizren , dhe njëri lirohet për trajtim në shtëpi. 
I dyshuari , mashkull, 37 vejqar është arrestua, thika është sekuestruar..
Të gjitha njësinë përgjegjëse kanë dal në vendngjarje, përshirë edhe Njësinë Kundër Trafikimit me Narkotikë", njofton Policia.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i dyshuari ndalet për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime në Njësin rajonale të Hetimeve në Prizren..

Tre policë theren me thikë në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë janë therur me thikë sot në Prizren.

Togeri i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë për RTKlive se rasti ka ndodhur pasi policët kishin shkuar për të intervenuar tek një rast i dhunës në familje.

“Pak para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’,   Prizren një familje ka kërkuar ndihmën e Policisë, tha ai.

Bytyqi ka bërë me dije se pasi patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje.

Sipas tij i njëjti ka qenë i dhunshëm me ç’rast ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të sulmojë patrullën policore. 

"Ata kanë thirrë Njësinë e Reagimit të Shpejtë dhe pasi që kanë shkuar i dyshuari i ka sulmuar me thikë dhe tre prej zyrtarëve të njësisë janë lënduar”, tha ai për RTKlive


MË SHUME NGA Kronika