Policia raporton për 52 aksidente e 1365 gjoba brenda 24 orëve
Kronika

Policia raporton për 52 aksidente e 1365 gjoba brenda 24 orëve

B. Halimi / RTKlive

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 52 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjëri aksident nuk rezultoi me fatalitet, por në 17 prej tyre ka pasur persona të lënduar.

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, në 35 prej këtyre aksidenteve ka pasur vetëm dëmë materiale.

Gjatë kësaj periudhe policia për shkelje të rregullave të trafikut ka shpërndarë 1365 tiketa me gjobë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 12 persona, prej të cilëve 1 me vuajtje dënimi, derisa 9 të tjerë janë në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika