Policia raporton për problemet vjehërr-nuse në Gjakovë e Deçan
Kronika

Policia raporton për problemet vjehërr-nuse në Gjakovë e Deçan

B. Halimi / RTKlive

Policia e Kosovës në raportin e 24 orëve të fundit ka njoftuar për dy probleme në relacionet vjehërr - nuse.

Sipas raportit policor rasti i parë ka ndodhur të shtunën në orën 16:00 në Deçan, ku është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj rejës së saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në orët e para të së dielës në Gjakovë, ku vjehrra ka njoftuar policinë se reja e saj po neglizhon përkujdesjen ndaj fëmijës së saj. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se reja e saj, e dyshuara femër kosovare, është duke neglizhuar përkujdesjen e fëmiut të saj mashkull kosovar, duke mbyllur në dhomë nga disa orë. E dyshuara gjendet në arrati, derisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika