Rrihen mes vete, arrestohen shtatë persona në Pejë
Rtklive
Foto: Ilustrim
Kronika

Rrihen mes vete, arrestohen shtatë persona në Pejë

K. Kasumi/ RTKlive

Një rrahje ka ndodhur në rrugën “Gjin Gazuli” në Pejë, ku janë arrestuar shtatë persona.

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe u është ofruar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi ishin përfshirë në një rrahje, me ç’rast dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka u është ofruar tretman mjekësor. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një revole me një karikator dhe një fishek. Me vendim të prokurorit, shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika