Kërconi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Rtklive
Kronika

Kërconi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

E.Hoti/RTKlive

Një person i dyshuar është arrestuar në Prishtinë për dhunë në familje.

Siç njofton Policia e Kosovës i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

“Prishtinë 18.09.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë nënën e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika