Policia raporton për 54 aksidente e 1893 gjoba brenda 24 orëve
Foto: RTK
Kronika

Policia raporton për 54 aksidente e 1893 gjoba brenda 24 orëve

E.Hoti/RTKlive

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 54 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjëri aksident nuk rezultoi me fatalitet, por në 26 prej tyre ka pasur persona të lënduar.

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, në 28 prej këtyre aksidenteve ka pasur vetëm dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe policia për shkelje të rregullave të trafikut ka shpërndarë 1893 tiketa me gjobë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 20 persona, prej të cilëve 4 me vuajtje dënimi, derisa 13 të tjerë janë në mbajtje.

 

 


MË SHUME NGA Kronika