Arrestohet personi i kërkuar në Ferizaj
Rtklive
Foto: RTK
Kronika

Arrestohet personi i kërkuar në Ferizaj

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar dje në fshatin Dardani personin e kërkuar me inicialet S.G i moshës 46 vjeçare.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë mbrojtëse në vendin e punës ’’  me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ( 180) ditëve”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt,  do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika