Shala nga SBASHK: Nuk ka sinjale për ndaljen e grevës
Afet Bela/ RTKlive
Greva ka hyrë në javën e tretë ku sistemit arsimore është bllokuar pothuajse në tërësi.
Vjollca Shala nga Këshilli grevist i SBASHK-ut, tha për Info Plus të RTK-së, se sot nuk kanë pasur asnjë ftesë për ndaljen e grevës nga qeveria e Kosovës.
“Nuk ka sinjale për ndaljen e grevës, nuk kemi pasur sot asnjë takim”, tha ajo për RTK.
Shala ka folur edhe për letrën e Avokatit të Popullit, që sipas saj sindikalistët kanë kërkuar nga ai që të adresojë kërkesat e tyre tek qeveria e Kosovës. Sipas saj kërkesat e tyre janë dërguar në institucionet e Kosovës dhe janë shumë realiste.
“Përgjegjës për fillimin e mësimit është qeveria e Kosovës, ne jemi të gatshëm 24 orë për të diskutuar me qëllim të arritjes së marrëveshjes së përbashkët dhe fillimit të mësimit”, theksoi ajo.























