Qytetarët ankohen për shkallët e dëmtuara te Posta e Madhe| Video
Rtklive
Foto / RTK
Kosovë

Qytetarët ankohen për shkallët e dëmtuara te Posta e Madhe| Video

Elmina Osmani/ RTK

Shkallët në lagjen Dardania, përkatësisht te Posta e Madhe, janë dëmtuar. Nga këto dëme që janë shkaktuar nga koha, shumë qytetarë kanë pësuar. Ata kërkojnë që komuna të intervenojë për t`i sanuar këto probleme. Komunarët thonë se do të intervenojnë shpejt, por presin që koha të jetë më e përshtatshme.

Qytetarët të cilët frekuentojnë shkallët te Posta e Madhe në lagjen “Dardania”, po ankohen se ata janë të rrezikuar sa herë që kalojnë andej.

Sipas tyre, shumë qytetarë janë lënduar si pasojë e këtyre shkallëve.

''Jo që është e vështirë dimrit po thash çdo kohë është e vështirë të kalohen përmes këtyre shkallëve'',tha një qytetar.

''Nuk janë vetëm 5-6 shkallë po këtu ka shumë që nuk mundesh nuk ka alternativ tjetër ka me kalu. Unë shpesh me bo mos me shiku ku po shkeli në shkallë mundem me ra edhe me u dëmtu” tha një qytetare.

''Masi se kom thyer kamën mirë është kom shpëtuar. Nuk e di pse çfarë neglizhence e Komunës që sa vite", tha një tjetër qytetare.

Komunarët thonë se këtu do të intervenojnë së shpejti.

“Është e vërtetë që janë bërë disa ndryshime ne projektin e shkallëve për arsye se jo vetëm shkallët por edhe platoja gjithashtu edhe pjesa e mbajtëseve te ato shkallët te posta do të intervenohet. Si projekt po presim që diku në një periudhë prej dy jave veç me u dorzuar prej ekipit projektues dhe pastaj ne me intervenuar", thotë Ilirik Musliu drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu punimet e shkallëve te Posta e Madhe në Prishtinë do të përfundojnë në afat prej tri javësh.


MË SHUME NGA Kosovë