SBAShK-u, bashkë me Flocken, sonte në konferencë për medie
Rtklive
Kosovë

SBAShK-u, bashkë me Flocken, sonte në konferencë për medie

K. Kasumi/ RTKlive

Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken, sot gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar rreth grevës në arsim.

Pas këtij takimi ajo do të paraqitet në një konferencë për medie së bashku me SBAShK-un.

Në një komunikatë për medie të dërguar nga SBAShK-u, njoftohet se në orën 19:00 do të organizohet një konferencë për medie nga SBAShK-u dhe Flocken, pasi që deri në këtë kohë parashihet të përmbyllen takimet e planifikuara me kryeministrin Kurti dhe SBAShK-un.

Njoftimi i plotë: Jeni të ftuar në një konferencë për media sot (21.09.2022) në orën 19:00 në zyrat e SBAShK-ut. Në këtë konferencë do të jetë prezente edhe drejtoresha e ETUCE, znj. Susan Flocken, pasi që deri në atë kohë parashihet të përmbyllen takimet e planifikuara me kryeministrin Kurti dhe SBAShK-un.


MË SHUME NGA Kosovë