Abdixhiku: Ahmet Krasniqi, gurë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës
Kosovë

Abdixhiku: Ahmet Krasniqi, gurë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Qëndresa Duraku Xharra/RTK

Abdixhiku tha se kolonel Ahmet Krasniqi, është gurë themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Vrasja e tij është humbje për të gjithë popullin tonë, por dhimbje e dyfishtë është moszbardhja e kësaj vrasjeje të rëndë tash e 24 vite

Në përvjetorin e 24 të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe anëtarë tjerë të kryesisë, luftëtarë e familjarë,  kanë bërë homazhe pranë varrit të tij.

Abdixhiku tha se Krasniqi ishte shembull dhe ka kërkuar që drejtësi për vrasjen e tij.

Ndërkaq vëllai i të ndjerit, Behxhet Krasniqi, deklaroi se shpreson që vrasja e vëllait të tij të zbardhet, madje kërkon që dosja të dërgohet në Gjykatën Speciale.

Krasniqi është vrarë më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë.


MË SHUME NGA Kosovë