Policia Rajonale në Ferizaj konfiskon sasi mallrash pa origjinë
Kronika

Policia Rajonale në Ferizaj konfiskon sasi mallrash pa origjinë

M.Miftari/RTKlive

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar disa informacione për disa mallra të dyshuara (mjaltë) pa origjinë, që janë të fshehura në Ferizaj dhe në Han të Elezit.

Në lidhje me këtë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizimin e Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot rreth orës 12:00 ka nisur kontrollet në katër lokacione të ndara në Ferizaj dhe Hani Elezit.

Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5033 kg mjaltë, ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2075 kg mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës, inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonimike e Policisë së Kosovës, të cilët janë në vendin e ngjarjes për procedura të mëtejme hetimore.


MË SHUME NGA Kronika