Transporti nesër në “Trafikun Urban” është falas
Rtklive
Foto: RTKLive
Kosovë

Transporti nesër në “Trafikun Urban” është falas

J.Musliu/RTKlive

Komuna e Prishtinës vendosi që në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, qytetarët të lirohen nga pagesa.

Kështu, kushdo që udhëton nesër me datë 22 shtator me autobusët e linjës së Trafikut Urban”, nuk do të ketë “punë” me konduktorin.

Është vetë kompania publike  “Trafiku Urban” që e ka konfirmuar një vendim të tillë të komunës së Prishtinës.

“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më datë 22.09.2022 lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A”, shkruan në njoftim.

“Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve”.

Aktualisht, Prishtina është një nga qytetet me trafikun më të rënduar në vend.


MË SHUME NGA Kosovë