Në Ferizaj arrestohet një 16-vjeçar , i sekuestrohet një armë
Rtklive
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Në Ferizaj arrestohet një 16-vjeçar , i sekuestrohet një armë

E.Hoti/RTKlive

Hetuesit e policisë të stacionit në Ferizaj, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Gjilanit, sot kanë kryer një bastisje në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj.

Policia tek i dyshuari, personi me inicialet R.M i moshës 16 vjeçare ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë të zjarrit ( gjysmë automatike) pa fishkë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa rasti është cilësuar " Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kronika