09:31 / 22.09.2022
Burri nga Prishtina ngacmohet seksualisht nga një burrë tjetër
E.Hoti/RTKlive
Një burrë në Prishtinë ka raportuar se për tre vjet është duke u ngacmuar nga një burrë tjetër.
Sipas viktimës i dyshuari është duke e linçuar me foto dhe duke nxitur urrejtje kundër tij.
“Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë 21.09.2022 - 14:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Rasti është duke u hetuar si ngacmim seksual.























