Tre të dyshuar e rrahin një person dhe ia marrin 300 euro
Rtklive
Foto: RTK
Kronika

Tre të dyshuar e rrahin një person dhe ia marrin 300 euro

E.Hoti/RTKlive

Një person nga Ferizaji ka raportuar se tre të dyshuar e kanë futur në veturë dhe e kanë rrahur.

Siç njoftohet ata më pas i kanë marr një shumë parash prej 327 euro dhe  pastaj e kanë liruar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 20.09.2022 - 11:40. Me 21.09.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj  kosovarë e kanë futur në veturë dhe dërguar në një vend të panjohur dhe e kanë rrahur, ku më pas i kanë marr një shumë parash prej 327 € dhe  pastaj e kanë lirua”, thuhet në raportin 24-orësh.

Rasti është në procedurë hetimore.


MË SHUME NGA Kronika