Arrestohet një i dyshuar për grabitjen nё oborrin e spitalit nё Pejë
Rtklive
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen nё oborrin e spitalit nё Pejë

E.Hoti/RTKlive

Policia Kosovës ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për grabitjen që ndodhi ditë më parë nё oborrin e Spitalit Rajonal nё Pejё.

Policia bën të ditur se grabitja ka ndodhur më 18 shtator, ndërsa të dyshuarit viktimës ia kanë marrë me forcë çantën nga krahu dhe tri unaza nga dora.

Hetuesit e Staconit Policor në Pejё, dje e kanё arrestuar njërin nga tё dyshuarit, ndёrsa dy të dyshuarit tjerё gjenden nё arrati.

“Me datën 19.09.2022, viktima femër kosovare ka ardhur nё Stacionin Policor Pejё, e cila ka deklaruar se me datёn 18.09.2022, rreth orёs 20:00, nё rrugën “Nëna Terezë” ( nё oborrin e Spitalit Rajonal nё Pejё) tre (3) persona tё dyshuar me forcë ia kanë marrё çantën nga krahu, gjithashtu edhe tri (3) unaza nga dora e viktimёs.Tё dyshuarit janё larguar nё drejtim tё panjohur", thuhet në njoftim

I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika