Miratohet buxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2023
Rtklive
Kosovë

Miratohet buxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2023

E.Hoti/RTKlive

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka votuar sot buxhetin për vitin 2023.

Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, janë respektuar të gjitha procedurat ligjore ashtu siç kërkohen me ligje dhe udhëzime administrative.

Bëhet e ditur se për përgatitjen e buxhetit janë mbajtur 9 dëgjime buxhetore, 1 dëgjim buxhetor është mbajtur edhe nga Komiteti për Politikë dhe Financa.

“Pjesëmarrja e qytetarëve të Komunës së Prizrenit ka qenë e madhe ku përmes ideve, kërkesave e sugjerimeve të tyre, kanë qenë akter në hartimin e projekt-buxhetit të Komunës për vitin 2023. Për organizimin e dëgjimeve buxhetore, zyrtarët përgjegjës kanë përgatitur raport me të gjitha detajet i cili është i publikuar në uebfaqen e Komunës, në rubrikën “Dëgjimet Buxhetore”.Ky buxhet përmes projekteve të ndryshme do t’i prekë të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kosovë