Sallamet “Wudy” të ndaluara nga AUV-i, ende në markete|Video
Rtklive
Foto: RTKLive
Kosovë

Sallamet “Wudy” të ndaluara nga AUV-i, ende në markete|Video

Valjeta Shala/ RTK

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dje urdhëroi tërheqjen nga tregu kosovar të gjitha produktet e prodhuesit “Wudy”, për shkak se dyshohet për prani të bakterit Listeria.

Gjatë së mërkurës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, urdhëroi tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve “Wudy”.

Por, një urdhër i tillë nuk po zbatohet në terren, pasi produktet në fjalë, edhe sot u panë nëpër raftet e një marketi në Prishtinë.

RTK, ka provuar të ketë një përgjigje nga marketi ku janë ekspozuar produktet e ndaluara por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë qysh nga dje njoftoi se menjëherë pas marrjes se informatës nga media se në produktet e prodhuesit ‘’Wudy’’ vendi i origjinës Itali, pasi dyshohet për prani të bakterit Listeria në disa lote prodhimi, ka filluar gjurmueshmërinë për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues.

Andaj për këtë shkak AUV ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha produkteve në fjalë, me qellim të parandalimit të konsumimit nga konsumatorët  dhe në mënyrë qe mos të shkaktohet huti gjatë blerjes.

Urdhri për tërheqje të tërësishme të të  gjitha produkteve nga ky prodhues, sipas AUV-it, vlen deri në një vendim tjetër.


MË SHUME NGA Kosovë