Mashtroi se iu vodhën para nga llogaria, arrestohet i dyshuari
Rtklive
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Mashtroi se iu vodhën para nga llogaria, arrestohet i dyshuari

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Ditë më parë në Stacionin Policor në Vushtrri, ankuesi tanimë i dyshuar kishte raportuar se pa dijeninë e tij nga llogaria bankare i ishin vjedhur apo tërhequr një shumë e parave.

Mbi këtë bazës të deklarimit, me autorizim të prokurorit, hetuesit policor kishin nisur veprime hetimore që kanë rezultuar se deklarimi ishte i rrejshëm.

“Provat e siguruara dëshmojnë se ankuesi tanimë i dyshuar kishte bërë vet tërheqjen e shemës së parave”, thuhet në njoftimin nga Policia.

Rrjedha hetimore si dhe provat e siguruara kanë bërë që nga ana e prokurorit të rastit vepra penale të rikualifikohet nga rasti ‘Vjedhje’ në vepër penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’ .

Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari K. B., 44 vjeçar, është liruar për procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika