Një i arrestuar për posedim të narkotikëve
Foto: RTK
Kronika

Një i arrestuar për posedim të narkotikëve

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Egnatia” në  Prishtinë.

“Rr. Egnatia, Prishtinë 22.09.2022 – 11:50.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin 24- orësh.

Pas  intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika