10:49 / 23.09.2022
Arrestohet i dyshuari për tentim dhunim të një gruaje në Fushë Kosovë
E.Hoti/RTKlive
Është arrestuar një person i dyshuar për tentim dhunim të një gruaje në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 21 shtator.
“Fushë Kosovë 21.09.2022 - 15:45. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me datë 21.09.2022 kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.























