Identifikohet e dyshuara për vjedhjen e 30 mijë eurove
Rtklive
Foto: RTK
Kronika

Identifikohet e dyshuara për vjedhjen e 30 mijë eurove

E/Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarën për vjedhjen e 30 mijë eurove në një shtëpi në Prizren.

Siç njofton polica, me 13 shtator 2022, në Stacionin Policor Prizren është raportuar për një vjedhje të rëndë.

Policia njofton se pas identifikimit të të dyshuarës, fillimisht janë gjetur 14 mijë euro, e më pas janë gjetur edhe 9,400 euro të tjera.

“Viktima e  rastit që gjendet me banim të përkohshëm jashtë shtetit, ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur  30000 (tridhjetë mijë ) euro nga shtëpia e tij  në Prizren.“Pas një punë të mirë hetimore hetuesitë Stacionit Policor Prizren kanë arrit që të  identifikojnë të dyshimtën  dhe ti gjejnë 14000 (katërmbëdhjetë mijë ) euro fillimisht.  Policët hetues  kanë vazhduar hetimet  në ditët në vazhdim dhe me datë 22.09.2022 kanë arrit që ti gjejnë edhe 9400 euro (nëntëmijë e katërqind )”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit të dyshimtës,  me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika