09:47 / 26.09.2022
Prishtinë, qeni sulmon një person
K.Kasumi/ RTKlive
Një person ka pësuar lëndime pas kafshimit nga një qen, ngjarja ka ndodhur dje në rrugën UÇK në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar-kafshuar nga qeni i të dyshuarës femër kosovare. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, bënë të ditur Policia e Kosovës.























