Parandalohen mallrat e falsifikuara
Kronika

Parandalohen mallrat e falsifikuara

M.Miftari/RTKlive

Oficerët doganorë gjatë muajit shtator kanë ndërmarr veprime në mbrotjen e ambientit të biznesit, respektivisht në parandalimin e mallrave të falsifikuara.

“Si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucionalë gjithashtu edhe bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, kemi arritur të konfiskojmë produkte higjienike të falsifikuara. Të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi. Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallrat me markën tregtare ‘Ariel’ në sasi prej 4000 copë, si dhe mallrat me markën tregtare ‘Fairy’”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike.


MË SHUME NGA Kronika