Prokuroria në Gjakovë konfiskon pajisje në vlerë 300 mijë euro
Foto: RTKLive
Kronika

Prokuroria në Gjakovë konfiskon pajisje në vlerë 300 mijë euro

J.Musliu/RTKlive

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore gusht-shtator 2022, ka parashtruar tri kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, të cilat janë aprovuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar tre ekskavatorë dhe një kamion transportues, të cilat kapin vlerën rreth 300 mijë euro.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se këto mjete janë përdorur në kryerjen e veprën penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle