85 aktakuza gjatë 24 orëve
Kronika

85 aktakuza gjatë 24 orëve

V.Thaçi/RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 85 aktakuza kundër 91 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 16 persona të dyshuar dhe janë bërë pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një  person, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe, ka ngritur 23 aktakuza kundër 25 personave për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, tre persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një të dyshuari.

E Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, gjashtë persona, ka parashtruar një për caktimin e masës së paraburgimti kundër dy personave, si dhe, janë ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një  person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person dhe ka ngritur 43 aktakuza kundër 45 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.
 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle