Ngordh një lopë në Abri të Poshtme, dyshohet se ra në kontakt me rrymën
Kronika

Ngordh një lopë në Abri të Poshtme, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e kontaktit me një tel të rrymës që kishte rënë në tokë ka ngordhur një lopë.

 Siç njoftohet në raportin 24 orësh, rasti ka ndodhur të enjten në Abri të Poshtme, në ora 13:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se, si pasojë e kontaktit me një tel të rrymës që kishte rënë në tokë i kishte ngordhur një lopë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe njësia e KEDS-it të cilët kanë marrë veprimet e nevojshme sipas kompetencës”, thuhet në raport.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle