Një i arrestuar në Prizren për posedim të substancave narkotike
Kronika

Një i arrestuar në Prizren për posedim të substancave narkotike

E.Hoti/RTKlive

Është arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 5 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë 160.34 gramë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe disa kavanozë, klima dhe një termostat që dyshohet se janë përdorur për të kultivuar bimë narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle