Arrestohet 30-vjeçari, dyshohet se keqpërdori seksualisht një të mitur
Kronika

Arrestohet 30-vjeçari, dyshohet se keqpërdori seksualisht një të mitur

K.Kasumi/ RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin I.L., të moshës 30-vjeçare, i cili ka qenë në kërkim të policisë për veprën penale “keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”.

"Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare’’  me dënim burgimi prej tri ( 3 ) viteve", thuhet në komunikaten për medie.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar sot rreth orës 09:30 në Ferizaj.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle