Arrestohen tre të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në Gjilan
Foto; Policia e Kosovës
Kronika

Arrestohen tre të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në Gjilan

E.Hoti/RTKlive

Një burrë në Gjilan ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij nga ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Në të njëjtin lokacion janë paraqitur edhe tri raste të tjera të ndryshme të vjedhjeve të rënda.

“Njësiti i Hetimeve të krimit nga Stacionit Policor Gjilan pas një pune të mire operacionale me datën 29.09.2022 ka arritur që të siguroj informata se tre të dyshua Shqiptar Kosovar A.T. (1997), A.E. (2000) dhe A.R. (2001) në bashkëveprim kanë kryer këto raste të vjedhjeve.

Tre të dyshuari janë lokalizuar dhe arrestuar nga ana e policisë të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

Siç njofton policia, nga të janë sekuestruar: Një televizor i markës ,,Samsung’’, një biçikletë, një makinë shpuese e markës ,,Bosch’’, një orë dore e markës ,,Breitling’’, një zmadhues zëri i markës ,,Bose’’, një makinë për prerje të flokëve, enë të ndryshme të kuzhinës, parfume e mjete higjienike, veshmbathje e gjera të tjera të cilat pas verifikimit do të kthehen tek pronarët e ligjshëm.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe tre të dyshuarit e lartcekur të ndalen në mbajtje për 48 orë.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle