Shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë, të hënën nis procesin mësimor
Foto: Shkolla
Kosovë

Shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë, të hënën nis procesin mësimor

Jeton Musliu/RTKlive

Edhe një shkollë tjetër ka vendosur që nga e hëna të fillojë procesin mësimor.

Përmes një njoftimi dërguar në grupet e klasave në rrjetet e ndryshme sociale, drejtoria e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, njofton se kolektivi i shkollës ka vendosur që mësimi të fillojë nga e hëna e 3 tetorit.

Pasi falënderohen prindërit që përgjatë këtij muaj, të cilësuar si të vështirë për ta dhe mësimdhënësit, dhe të  indinjuar nga mosrealizimi i kërkesave në kohën më të vështirë financiare, drejtoria e shkollës njofton se kolektivi i SHFMU ” Elena Gjika”, merr vendim që për hir të nxënësve, të fillojë procesin mësimor.

“Duke e parë se kjo grevë do vazhdonte në pafundësi për shkak të mungesës vullnetit të mirë nga të gjitha palët, nga dita e hënë me datë 03.10.2020 , e fillon procesin mësimor”, shkruan në njoftim.

Përndryshe, pritët që sonte në Këshillin Grevist të BSPK të mbërrijnë rezultatet e SBASHK-ut, me votat e mësimdhënësve nga e gjitha Kosova.

Ata janë deklaruar nëse janë për pezullim të grevës deri në janar, që t’i jepet kohë qeverisë në plotësimin e kërkesave të tyre e që mësimi të fillojë me 3 tetor, ose të vazhdohet me grevën.

Vendimi bazuar në këto rezultatet pritet të publikohet sonte vonë ose nesër.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle