Sulmoi seksualisht një femër, arrestohet i dyshuari
Foto: Prokuroria Themelore- Pejë
Kronika

Sulmoi seksualisht një femër, arrestohet i dyshuari

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

Arrestimi i të dyshuarit në Pejë u bë pas një punë intensive me Policinë e Kosovës. F.B. dyshohet se këtë 27 shtator ka sulmuar seksualisht viktimën femër.

“Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e këtij organi ndjekës në Pejë.

Bëhet e ditur se brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle