Gjenden dy vajzat e raportuara të zhdukura
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Gjenden dy vajzat e raportuara të zhdukura

A.Bela / RTKlive

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se janë gjetur dy vajzat që ishin raportuar si të zhdukura që nga 23 shtatori.

"Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacioni Policor në Pejë, me datën 24.09.2022, janё paraqitur familjarёt e viktimave, tё cilёt deklarojnё se vajzat e tyre janё larguar nga shtёpitё e tyre nё fshatin Treboviq dhe fshatin Qyshk, komuna Pejё me datё 23.09.2022 rreth orёs 07:00, dhe sipas dёshmitarёve ato nё vazhdimёsi kanё shkuar nё fakultet sё bashku, por qё nga ajo kohё nuk janё lajmëruar dhe nuk kanë qasje ne telefonat e tyre", njofton Policia.

Njёsitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, menjёherё kanё marrё masat e nevojshme pёr gjetjen e vajzave tё raportuara tё zhdukura.

"Gjatё punёs intensive operativo-hetimore, sot me datё 01.10.2022, pas njё informacioni tё pranuar ёshtё lokalizuar vendndodhja e viktimave, tё njëjtat janё sjellur nё Stacionin Policor nё Pejё, nga njё qytetar tё cilin e kanё ndaluar nё rrugё. Viktimat deklarojnё se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore, dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim, gjithashtu tё njëjtat janё kontrolluar nga mjeku kujdestar, ato deklarojnё se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё", njofton Policia.

 Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, gjithashtu edhe zyrtari pёr punё sociale.

"Pas intervistimit tё viktimave nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP –Pejё, tё njëjtat deklarojnё se nuk dёshirojnё tё kthehen nё shtёpitё e tyre dhe nё bashkëpunim me zyrtarin pёr punё sociale dy vajzat janё sistemuar nё shtёpinё e sigurt", njofton Policia e Kosovës.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle