Sëmundjet kanë reduktuar në masë të madhe trungujt e gështenjave|Video
Kosovë

Sëmundjet kanë reduktuar në masë të madhe trungujt e gështenjave|Video

Myrvete Axhami /RTK

Ndonëse bjeshkët e Mushtishtit shquheshin për kushtet e favorshme të kultivimit të gështenjës, ky dru frutor po pëson humbje për arsye të sëmundjeve. Disa nga banorët që tradicionalisht janë marrë me rritjen dhe kultivimin e kësaj kulture, po mendojnë në ngritjen e plantacioneve me gështenjë.

Është koha e vjelës së gështenjave, ndërsa Mushtishti i Suharekës tradicionalisht njihet për kultivimin e këtij fryti malorë. Me rritjen dhe kultivimin e gështenjës merret ndër breza edhe Habib Ajazi.

Kohë më parë, në tokën e tij kishte shumë drunj, por sëmundjet e kohëpaskohshme ka ndikuar që ai t’i reduktojë ato. Kjo familje po kujdeset që të mbjellë edhe fidanë të rinj, duke zgjedhur frutat më të shëndosha.

Dekadë pas dekade gështenjat e Mushtishtit filluan të eliminoheshin megjithëse ato njiheshin nga tregtarët. Nga prodhues në jemi kthyer në blerës, thotë përfaqësuesi i fshatit, Reshat Selimaj.

Por, e reja Medina Ajazi thotë se do të këmbëngulë që të vazhdojë traditën e të parëve, duke u kujdesur për drunjtë e gështenjës, pasi ato janë identiteti i familjes nga rrjedh ajo.

Duke parë rëndësinë ekonomike dhe vlerat ushqyese që ka gështenja edhe banorët e tjerë të Mushtishtit që kanë toka në pyll mendojnë t?i kthejnë ato në plantacione të kësaj kulture fitimprurëse.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle