Arrestohet një person në Kaçanik
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Arrestohet një person në Kaçanik

RTKlive

Policia e stacionit në Kaçanik, mbrëmë rreth orës 23:10 në rrugën " Sali Bajra " në Kaçanik kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore.

'Gjatë kontrollimit të dokumenteve të personit dhe automjetit, shoferi në gjendje të dehur nisë ti pengojë zyrtarët policor, tek po i shqiptonin një gjobë kundërvajtëse. Edhe pas shumë pëpjekjeve, urdhërave verbale të policisë, i njëjti nuk përfill urdhërat e policisë dhe i pengon ata në kryerje të detyrave.

Të detyruar, policia e arreston personin B.L ( M/K) i moshës 45 vjeçar, të cilin më pas e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare", njofton Policia.


MË SHUME NGA Kronika