Krasniqi i lumtur që fëmijët po nisin mësimin
Sh. Gashi/RTKlive
Në një postimi në facebook Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se është shumë i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës.
“Jam shumë i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës. Mirëpo, jam edhe i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet. Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar”, ka shkruar Krasniqi.
Ai tha se mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë.
“E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, thotë ai.























