Shpërndanin kanabis e kokainë në rrugët e Tiranës, arrestohen 3 të rinj
BKT
Kronika

Shpërndanin kanabis e kokainë në rrugët e Tiranës, arrestohen 3 të rinj

RTSH

3 të rinj janë arrestuar pasi janë kapur duke shpërndarë kanabis dhe kokainë në rrugët e Tiranës. Në pranga ranë L. D., 18 vjeç, K. A., 17 vjeç dhe M. C., 17 vjeç.

Tre të rinjtë u arrestuan në operacione të ndryshme, ku 18-vjeçarit L.D, iu gjetën 10 doza kanabisi gati për shitje. Pasi siguronte kanabisin në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjithashtu në pranga ra K. A., 17 vjeç, i cili u kap duke shpërndarë doza kokaine në rrugën "Lord Bajron". Po ashtu është arrestuar edhe M. C., 17 vjeç, i cili shpërndante kokainë në rrugën "Kristo Luarasi".

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


MË SHUME NGA Kronika