22:20 / 02.10.2022
Kamenica njihet për tolerancën dhe bashkëjetesë mes komuniteteve|Video
Asdren Agushi/RTK
Komuna e Kamenicës njihet për tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve. Shembulli më i mirë është tregu i përjavshëm, i cili mbledh të gjitha etnitë në një vend, madje edhe tregtimi është i përbashkët.
Kryetari Kadri Rahimaj këtë e cilëson si vlerë që e karakterizon këtë komunë, duke thënë që kjo është meritë edhe e kryetarëve të tjerë, por edhe të qytetarëve që jetojnë, veprojnë dhe punojnë bashkë në lokalitetet e kësaj komune.
Qytetarët e tregtarët shprehen të kënaqur me komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet vete.
Sipas kryetarit Rahimaj në këtë komunë bashkëpunimi dhe komunikimi i mirë ndërmjet komuniteteve zhvillohet edhe në vija institucionale.























