08:34 / 03.10.2022
Digjet gjatë natës farmacia në Vlorë
Një farmaci është djegur gjatë natës në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit të rënë në farmacinë në administrim të R.I., fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.























