09:03 / 03.10.2022
Arrestohen tre persona, në veturë kishin 3 kg marihuanë
J.Musliu/RTKlive
Policia Kufitare e Kosovës njofton se ka arrestuar tre shtetas kosovarë, dy meshkuj dhe një femër.
Prangosja e tyre është bërë në pikën kufitare të Qafës së Prushit që ndan Kosovën me Shqipërinë.
Kjo pasi në bagazhin e automjetit të tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 3425 gram ( 3 kg e 425 gr).
Në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura me të cilën po udhëtonin të dyshuarit si dhe dy telefona mobil.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.























