09:07 / 03.10.2022
Tentoi t’i ikte policisë, arrestohet i dyshuari nga Ferizaj
E/Hoti/RTKlive
Një person në Ferizaj është arrestuar pasi kishte tentuar t’i ikë policisë. Kjo pas urdhrave të zyrtarëve policorë për t`u ndaluar me veturë.
Siç bëhet e ditur, pasi kanë ndalur të dyshuarin, gjatë kontrollit, tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6-fishekë cal-9mm.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Rexhep Bislimi" në Ferizaj. Duke tentuar të arratisët nga policia, i dyshuari ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Njësitet policore, pasi kanë ndalur të dyshuarin, gjatë kontrollit, tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6-fishekë cal-9mm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt.























