Para një diskoteke, plagoset një person në Graçanicë
Foto: RTKLive
Kronika

Para një diskoteke, plagoset një person në Graçanicë

E/Hoti/RTKlive

Është plagosur me armë zjarri një person në Graçanicë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:50. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Forcat e rendit deklarojnë se në rrethana të panjohura, në një hapësirë para një lokali-diskotekë, është plagosur me armë zjarri viktima, shtetas i Kosovës.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime dhe është iniciuar si në tentativë.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle