09:43 / 03.10.2022
Dëmtohet një lapidar në Kllokot
E.Hoti/ RTKlive
Një person në Kllokot ka lajmëruar Policinë e Kosovës se është dëmtuar lapidari i babait të tij.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën.Në lidhje me këtë, është njoftuar prokurori, ndërsa njësitët policore janë duke hetuar rastin. Rasti është iniciuar si “dëmtim i varrezave”.























