Arrestohen katër persona, shisnin në treg dylbi për pushkë e armë të ftohta
Foto: RTKLive
Kronika

Arrestohen katër persona, shisnin në treg dylbi për pushkë e armë të ftohta

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën katër persona. Ngjarja ka ndodhur në tregun e automjeteve në Prishtinë.

Shtetasit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

I dyshuari i parë është arrestuar pasi që ishte hasur në treg duke shitur elektroshok dhe thika të llojeve të ndryshme, të cilat edhe i janë konfiskuar nga policia.

I dyshuari i dytë ishte gjetur duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat gjithashtu i janë konfiskuar.

I treti u arrestua pasi që ishte gjetur duke shitur thika të ndryshme dhe boksa të metalit, të cilat i janë konfiskuar.

Ndërsa  i arrestuari i katërt është gjetur në treg duke shitur dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë liruar dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt.  


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle