Studentë e nxënës nisin mësimin në të njëjtën ditë |Video
Foto: RTKLive
Kosovë

Studentë e nxënës nisin mësimin në të njëjtën ditë |Video

V.Thaçi/RTKlive

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot nis viti i ri akademik 2022-2023.

Është hera e parë në historinë e arsimit në Kosovë, që viti i ri akademik dhe ai shkollor, nisin në të njëjtën datë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se mbi 4 mijë e 100 studentë të rinj i janë bashkuar UP-së këtë vit, në dhjetëra programe studimore, të ofruara në 14 njësi akademike.

“ Këtë vit akademik kemi arritur që ta ruajmë interesimin e nxënësve më te mirë ta cilët vijnë nga shkollat e mesme, që mund të konsiderohet një sukses në vete", thotë Sahiti.

Ai e konfirmoi se në këtë rast, duhet pasur parasysh trendin e uljes së numrit të maturantëve.

"Prandaj ne kemi arritur që mos ta humbim atë masën e zakonshme të të interesuarve për të studiuar ne Universitetin e Prishtinës”, tha rektori Sahiti, duke shtuar se shpreson që ketë vit akademik, ta kalojnë me sa më pak pengesa.


MË SHUME NGA Kosovë