Përleshje me thika mes katër personave, njëri përfundon në spital
Foto: Ilustrim
Kronika

Përleshje me thika mes katër personave, njëri përfundon në spital

J.Musliu/RTKlive

Një tentim vrasje mes të miturisht ka ndodhur pasditen e kaluar në Podujevë.

Policia njofton se në rrugën “19 Qershori” në këtë qytet, rreth orës 15:00, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, shtetas të Kosovës të moshës së mitur.

Kjo pasi të njëjtit,  kanë sulmuar me thikë duke e kanë plagosur një mashkull  kosovar, gjithashtu i moshës së mitur.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

Policia deklaron se është duke hetuar motivet për këtë rast.


MË SHUME NGA Kronika