Arrestohet sepse tentoi ta korruptojë policin e Kosovës me 20 euro
Foto: RTKLive
Kronika

Arrestohet sepse tentoi ta korruptojë policin e Kosovës me 20 euro

J.Musliu/RTKlive

Policia njofton se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë. Kjo pasi i njëjti ka tentuar të korruptojë policin kufitar të Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur në pikën kufitare  në Vërmicë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22;00 të së dielës kur një shtetas i Shqipërisë, duke hyrë në Kosovë, bashkë me dokumentet e kërkuara nga policia për legjitimim, ka vendosur edhe 20 euro.

Sipas policisë kjo është bërë me qëllim që polici kufitar t’i mundësojë atij kalimin e kufirit dhe të hyjë në republikën e Kosovës.

Pas arrestimit të këtij personi, i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajte.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle