Bashkëshorti denoncon në polici zhdukjen e bashkëshortes
Foto: Ilustrim
Kronika

Bashkëshorti denoncon në polici zhdukjen e bashkëshortes

J.Musliu/RTKlive

Policia ka pranuar një denoncim nga një shtetas i Kosovës nga komuna e Suharekës.

Forcat e rendit njoftojnë se shtetasi ka lajmëruar se gruaja e tij është zhdukur.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur të dielën me 2 tetor kurse një ditë më vonë, rasti është lajmëruar në polici.

Policia deklaron se rasti është duke u hetuar dhe se janë vënë në kërkim të gruas së humbur.


MË SHUME NGA Kronika